Vitet e fundit, pengesa e gjinisë në modë ka sjellë shumë diskutime. Disa mbeten tradicionalë dhe të tjerë janë të mendimit se të qenit burrë nuk do të thotë të mos kesh një fustan në garderobë. Burrat në listën e mëposhtme, duket qartazi se ç’mendim ndajnë:
Jared Leto
Jared Leto është shfaqur më shumë se një herë me fustan dhe duket se është krenar për këtë. Në një postim në Twitter, pak vite më parë, ai shkruante:
“Burrat e vërtetë veshin funde!”
Billy Porter
Ylli i “The Pose” shfrytëzon çdo dalje në tapetin e kuq për t’i bërë të tjerët të ndihen të guximshëm për të ndjekur shembullin e tij”.
Qëllimi im është të jem një pjesë e artit politik sa herë që shfaqem. Për të sfiduar pritshmëritë. Çfarë është burrëria? Ç’do të thotë?
Kanye West
Si një dizajner, nuk është për t’u habitur që Kanye vendosi të provojë diçka të re me veshjet e tij dhe zgjodhi një fund luëkure për një nga perfomancat e tij në 2014. Gjithsesi, ai mbante xhinse të zeza poshtë, por mbetet një përpjekje, shkruan Mapo.al
Marc Jacobs
Dizajneri i famshëm s’ka ndërmend t’i ndalojë së veshuri, që kur kuptoi sa të rehatshme janë.
“Zbulova sa mirë ndihesh kur i vesh. Të mbaj funde më bën të lumtur, prandaj kam blerë dhe disa të tjera.”