Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi është takuar sot me kryetarën e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani si dhe me deputetën e Levizjës Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila përcjell InLajmi
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në facebook ka bërë të ditur se takimi i tyre ka qenë për të shënuar edhe një sukses të grave deputete ,kjo pasi që është bërë amandamentimi për përkrahjën dhe përparsinë e prodhuesve vendor në Ligjin e prokurimit publik pa kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.
Deputetja Kadaj-Bujupi bashkëpunimin e grave në politikë e komenton si rezultat politik kurse bashkëpunimi në mes burrave thotë se po sjellë telashe politike, derisa falenderoi të gjithë deputetët që mbështetën këtë amandament.
Postimi i plotë i saj:
Bashkëpunimi ndërmjet grave sjellë rezultate, bashkëpunimi i burrave po sjellë telashe!
– Një prej iniciativave të mira të bashkëpunimit të grave deputete është edhe amandamenti për fuqizimin dhe përparësinë e prodhuesve vendor në ligjin e prokurimit publik, pa kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.
Falemnderit gjithë deputetëve që e mbështetën këtë amandament./InLajmi/