Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka thënë se se koronavirusi nuk është hajgare, përcjell InLajmi.
Deputeti Syla ka hyrë në jaën e 2-të të vetëizolimit dhe është duke u trajtuar në shtëpi. Ai përmes një postimi në facebook ka treguar edhe gjendjen e tij shëndetëosre e cila ka qenë me djersitje, ethe, temepraturë dhe i lodhur.
Sot po hyj në javën e dytë të vetizolimit pasi nisa të kem simptoma të Covid-19. Tash e sa kohë jam duke u trajtuar në shtëpi, dhe dukshëm jam më mirë seç isha. Djersitje, ethe, temperaturë dhe dërrmimi më përcolli për ditë të tëra.
Poashtu ai përcjelli mesazhin që të respektohen masat anti-Covid.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Te dashur miq,
Sot po hyj në javën e dytë të vetizolimit pasi nisa të kem simptoma të Covid-19. Tash e sa kohë jam duke u trajtuar në shtëpi, dhe dukshëm jam më mirë seç isha. Djersitje, ethe, temperaturë dhe dërrmimi më përcolli për ditë të tëra.
Ky virus nuk është hajgare!
Ndjejë keqardhje dhe dhimbje për të gjithë ata që humbën më të dashurit dhe ju uroj shëndet të prekurve nga kjo derxhë. Uroj që kjo një ditë të kaloj.
Miq dhe dashamirë,
E kemi për obligim të mbajmë maskën dhe të respektojmë distancën e duhur.
Sikurse çdo vështirësi, edhe kjo do të kalojë.
I juaji,
Gazmend Syla /InLajmi/