Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri pasi kishte organizuar një aheng me rreth 200 persona, përcjell InLajmi.
Organizimi i këtij ahengu me numër kaq të madh të personave bie në kundërshtim me masat e Qeverisë së Kosovës, për mos grumbullimin e shumë personave në një hapësirë të njejtë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte organizuar dhe tubuar rreth 200 persona duke rënë në kundërshtim me masat e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/