Shqipëria sot do të nis përdorimin e testeve të shpejta për personat të cilët duan të testohen nëse shfaqin simptoma të COVID-19, përcjell InLajmi.
Rezultatet e këtyre testimeve të shpejta mund të dalin brenda 15-30 minuta.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgerta Manastirliu ka paralajmëruar se së shpejti do të hapen disa pika në Tiranë dhe qytetet tjera.
Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.
Manastirtliu ka thënë se Shqipëria disponon 100 mijë teste të shpejta.
Postimi i plotë i saj:
Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt
100 mijë teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.
Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes./InLajmi/