Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendimi për zgjatjen e mandatit të Grupit të eksperteve të pavarur për hartimin e skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, përcjell InLajmi.
Ky vendim është marrë edhe me qellim të adremit llogaridhënës duke përfshirë edhe vettingun.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se kjo kërkesë për zgjatjen e mandatit është si pasojë e rrethanave të pandemisë pasi që ka pamundësuar kryerjen e punëve në afatin e paraparë.
Paraqes para jush për shqyrtim dhe aprovim propozim – Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për zgjatjen e mandatit të Grupit të eksperteve të pavarur të themeluar me Vendim të Qeverisë Nr.07/15 të datës 22.07.2020 për hartimin e skenarëve për çështje të reformës në sistemin e Drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënës duke përfshirë dhe Vettingun.
Kjo kërkesë vjen si pasojë e rrethanave të pandemisë globale, respektivisht pandemisë Covid-19 që e ka pamundësuar kryerjen e punëve në afatin e paraparë.
Selimi ka thënë së propozimin e kanë pranuar edhe nga grupi punues dhe se është vlerësuar e nevojshme shtyrja e afatit deri më datën 15 dhjetor të vitit 2020
Një propozim të tillë për shtyrje të afatit e kemi pranuar edhe nga grupi punues, andaj qëllim të ofrimit të kohës së mjaftueshme grupit punues dhe partnerëve ndërkombëtar të përfshirë në këtë proces, është vlerësuar e nevojshme shtyrja e afatit deri me datën 15 dhjetor 2020, andaj ju ftoj për aprovimin e këtij propozimi./InLajmi/