Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi, ka njoftuar ndjekësit se ka rezultuar pozitive me koronavirus, përcjellje InLajmi.
Artistja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, tregon se ka bërë dy herë testin për COVID-19 dhe se në herën e dytë ka dalë pozitive.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë në rrjete sociale, ku tregon se është izoluar teksa është në gjendje të qëndrueshme. /InLajmi/