Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami tha se me këtë vendim nuk do të përfshihet rihapja e bastoreve, kazinove dhe lojërave të tjera të fatit.
Bajrami tha se Lotaria e Kosovës ka të drejtë për vetëm dy lojëra numërike dhe instant.
Lotaria e Kosovës ka të drejtë që të organizojë vetëm dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant.
Ajo tha se 62 punëtorët e pa punë do t’iu rikthehen punës.
Janë 62 punëtorë që kanë mbetur pa punë dhe me këtë ligj ata automatikisht kthehen në punë.
Ministrja Bajrami shtoi se Qeveria e Kosovës është aksionar i Lotarisë së Kosovës./InLajmi/