Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nga sot e ka filluar viztën 2 ditore në Kosovë, shkruan InLajmi.
Ai fillimisht ka vizituar Qendrën shëndetësore të Mitrovicës së Veriut dhe laboratorin e sapondërtuar PCR.
Poashtu mësohet se ai do të vizitojë edhe manastrin e Banjskës ku do të bisedojë me peshkopin e Rashkë-Prizrenit dhe atë të Kosovës, Teodosije.
Nga ana tjetër ende nuk kemi parë ndonjë reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme. Para disa ditësh Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj Stublla deklaroi fuqishëm se në Kosovë nuk do të lejohej viztia e zyrtarëve serb pa kërkuar falje për gjenocidin e bërë në Kosovë. InLajmi ka tentuar të kontaktojë Zyrën për informim të Ministrisë së Punëve të Jashtme por kjo e fundit ka qenë e paqashme. /InLajmi/