Të shtunën mbrëma në Gjermani është mbajtur eventi i bamirësisë Një zemër për fëmijët) në të cilën ishte e pranishme edhe reperja Loredana Zefi, përcjell InLajmi.
Reperja ka dhuruar plot 100.000 euro dhe ka bërë një deklaratë,e cila tha se duke u bazuar në vajëzen e saj Hanën dhe kushtet të cilat ajo mundohet t’ia realizojë që të ketë kushte sa m të mira ka vendosur që një shumë të asaj që e fiton ta ndajë si ndihmë.
“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhuroj 100 mijë euro”, tha Loredana në fjalimin e saj.
Loredana është një nga emrat më të përfolur të momentit në Gjermani. Para pak ditësh ajo mori titullin si reperja më e dëgjuar në Spotify në gjithë Gjermaninë./ /InLajmi/