Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur më 20 mijë euro Listën Serbe për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore më 29 nëntor në Mitrovicën e Veriut, përcjell InLajmi.
PZAP në vendimin e publikuar në faqen e tyre kanë thënë se Lista Serbe obligohet që këtë gjobë ta paguaj brenda 15 ditëve.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq kishin thyer heshtjen zgjedhore duke kërkuar që qytetarët e Mitrovicës së Veriut të dalin masivisht në zgjedhje dhe ta votonin kandidatin për kryetar Milan Radojeviq.
Ankesën në PZAP mbi thyerjen e rregullit e kishte paraqitur Lëvizja Vetëvendosje.
Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu./InLajmi/