Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19 është publikuar në gazetën zyrtare, përcjell InLajmi.
Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi atë e dekretoi ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Ligji është votuar të premten, 6 muaj pasi ishte iniciuar nga Qeveria Hoti.
Në ligj, ndër të tjera parashihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti./InLajmi/