Politologu Krenar Shala ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth mundësisë së zgjedhjeve të reja në vendin tonë.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka mundësi të ketë 61 deputetë pas zgjedhjeve të reja, gjë të cilën e kanë kritikuar panelistët e tjerë.
“Unë mendoj se ka mundësi të ndodh kjo dhe pastaj të marrë dikë nga shoqëria civile, që është i pëlqyeshëm nga qytetarët dhe ta vendos si kandidat për president, nuk besoj se ka mundësi që partitë e tjera ta kundërshtojnë pasi që mund të ju ndikojë në vota”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë, nuk ka pasur qeverisje më të mirë se në kohën e Albin Kurtit.