2 persona dje kanë kanosur me vdekje policët teksa ata ishin duke kryer detyrën e tyre, përcjell InLajmi.
Të njëjtit kanë ikur dhe gjatë ikjes ata kanë sulmuar policët duke i gjuajtur me gurë.
Sipas raportit policor thuhet se kjo ka ndodhur në kohën kur njësiti policor po implementonte planin operativ Covid-19 afër marketit të këtyre personave.
Të dyshuarit gjenden në arrati dhe rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Është raportuar se njësiti policor gjatë implementimit të planit operativ Covid-19 afër një marketi kishin vërejtur dy persona të dyshuar të moshës rreth 17 vjeç të cilët kishin filluar ti fyejnë policët me fjalë të ndryshme banale duke ju thënë pse po na e mbyllni marketin dhe i kishin kanosë me vrasje. Të dyshuarit kishin ikur nga ai lokacion, por gjatë ikjes kishin gjuajtur me gurë në drejtim të policëve dhe të njëjtit gjenden në arrati. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet. /InLajmi