Një aksident jo i zakontë ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Magure të Lipjanit.
Një rimorkio përderisa ka qenë duke e tërhequr një automjet të llojit Pick-Up, i del goma nga vendi dhe ka goditur një këmbësore 17-vjeçare.
Rastin për Klan Kosova e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 14:40 në fshatin Magurë, është lënduar një këmbësor, femër 17 vjeçare, si pasojë e gomës së rimorkios së lehtë, e ndarë nga rimorkio dhe ka goditur këmbësoren. Rimorkio e lehtë ka qenë duke e tërhequr një automjet pikup ngjyrë të verdhë”.