Shkalla e papunësisë në Kosovë si pasojë e pandemisë është rritur. Ajo është rritur në 50% nga rretg 30% sa ka qenë në muajin mars, përcjell InLajmi.
Këtë deklaratë e ka thënë kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini në një intervistë për Ekonomia Online.
Ajdini ka thënë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, por me qënësë nuk ka asnjë analizë konkrete nuk mund të flitët, ndërkaq tha se pandemia i ka dëmtuar mjaft shumë në zhvillimin ekonomik.
Menjëherë thuaje 50%, për atë arsye po them se pandemia na ka dëmtuar mjaft në zhvillim ekonomik edhe për atë arsye po them se janë mbyllur disa biznese dhe ka rënie të papunësisë, megjithatë atë papunësia është diku 50-50 dhe mundet edhe më lartë me qenë, por mbasi nuk kemi ndonjë analizë të thuktë nuk guxojmë të flasim ndonjë fjalë boshe.
Ai ka paralajmëruar kolaps në nivel shtetëror nëse kjo situatë e rënduar për shkak të pandemisë vazhdon, kurse për Pakot Ekonomike nga Qeveria ai tha se janë zhgënjyese sepse nuk janë dhënë në kohë të caktuar dhe qytetarët kanë pritur me muaj.
Është zhgënjyese, sepse nuk ju ka dhënë në kohë të caktuara dhe në kohë të duhur dhe kanë prit sa muaj, por më në fund u realizuan. Nëse vazhdon situata kështu ta them sinqerisht vaj halli për neve dhe atëherë do të jetë një kolaps në nivel shtetërorë./InLajmi/