Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka marrë vendim për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të ndryshme të vëndosura në auto-udhët rrugët nacionale dhe rajonale në Republikën e Kosovës, përcjell InLajmi.
Abrashi këto reklama i quan si të kundërligjshme, kurse tha se ligjshmëria do të vendoset.
Mbi të gjitha, ligjshmëria do të vendoset. Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës do të nis aksionin e largimit të të gjitha atyre reklamave që janë vendosur pa bazë ligjore.
Në bazë të këtij vëndimi tërhiqen të gjitha vendimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës për vendosje të panove reklamuese.
Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese.
Postimi i plotë i tij:
S’ka më reklama të kundërligjshme
Sot kam marr vendim për heqjen e të gjitha panove reklamuese që janë vendosur kundërligjshëm nëpër auto-udhët, rrugët nacionale dhe rajonale në Republikën e Kosovës.
Mbi të gjitha, ligjshmëria do të vendoset. Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës do të nis aksionin e largimit të të gjitha atyre reklamave që janë vendosur pa bazë ligjore. Vazhdojmë me punë./InLajmi/