Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike që u miratua javën e kaluar në Seancën e Kuvendit morri vendim se qytetarët që kanë mjete të kursyera në TRUST do mund ti tërheqin 10% të kursimeve, përcjell InLajmi.
Ky vendim është marrë për ti lehtësuar situatën personave nga pandemia COVID-19.
TRUST ka njoftuar se 92% e qytetarëve kanë nën 10 mijë euro në TRUST, të cilat priten të rimburësohen nga shteti.
8% e qytetarëve që kanë mbi 10 mijë euro në TRUS, mund ti tërheqin 10% e tyre, mirëpo ata nuk do të rimbursohen më nga buxheti i shtetit.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka thënë se aplikimi do bëhet vëtëm online përmes një faqe interneti.
Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijimSipas Trustit, janë katër muaj në dispozicion për aplikim.
Ata kanë njoftuar se për aplikim të tërheqjes së 10% në dizpozicion janë 4 muaj
Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit../InLajmi/