
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka marrë mirënjohje nga Brock Bierman, drejtor i USAID-it për Evropë dhe Euroazi, për kontributin rinor nëpërmjet Rrjetit Rinor Europian për Demokraci, projekt i USAID-it, përcjell InLajmi.

Në letrën falënderuese për Donjet Bislimin, Bierman thekson kontributin e tij për themelimin, rritjen dhe avancimin e çështjeve rinore në nivelin evropian.
Bislimi lidhur me këtë letër falënderuese ka shkruar në rrjetin social si vijon:
Jam i lumtur dhe shume krenar që sot pranova këtë letër falenderimi për kontributin tim në themelimin, rritjen dhe avancimin e Rrjetit Rinor Europian për Demokraci (EDYN) projekt drejtpërdrejt i USAID-it amerikan
Me NDI, IRI dhe Drejtorin e USAID-it për Europë dhe Euroazi kishim eksperiencën më të mirë dhe bashkë me kolegët e EDYN-it arritëm rezultate të mahnitshme./InLajmi/