- 100 gr miell misri
- 250 gr miell gruri
- 100 gr gjalpë (i shkrirë)
- 2 vezë
- 120 gr kos
- 70 gr sheqer pluhur
- 1 lugë çaji pluhur pjekës (pecivë)
- gjysmë luge çaji kanellë
- 1 lëkurë portokalli (të madh)
- pak kripë
- 10 gr sheqer kafe
- 1 shkop vanilje (farat)
Përgatitja:
Hidhni në një tas të thellë 2 kokrra vezë dhe sheqerin pluhur. Përziejini.
Shtoni më pas gjalpin e shkrirë, kosin, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe pak kripë dhe vazhdoni t’i përzieni.
Shtoni miellin e misrit, miellin e grurit, pluhur pjekës dhe pak kanellë.
I përzieni mirë gjithë përbërësit në tas derisa të keni një brumë që nuk derdhet, por që është i lidhur mirë.
Me një lugë akullore hidhni brumin me forma në një tepsi.
Hidhni pak sheqer kaf sipër cdo gurabije.
Piqini në 200 gradë për 15-20 min.