Dua Lipa është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara. Në suksesin e saj ka shtuar edhe 2 kupa, duke u vulosur kështu si një emër ndërkombëtar, përcjell InLajmi.
Dua Lipa ka fituar çmimin “Albumi më i mirë ndërkombëtar” dhe “Artistja më e mirë ndërkombëtare: në eventin “Los40 Music Aëards”, që mbahet në Spanjë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se është emocionuar pa fund nga ky vlerësim.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram ku falenderoi të gjithë fansat që e rikthyen sërish në skenë.
“Faleminderit për të gjitha! Albumi më i mirë ndërkombëtare dhe Artistja më e mirë ndërkombëtare! Faleminderit edhe që më rikthyet në skenën tuaj! Shpresoj që herën tjetër mund të rikthehem në vendin tim më të preferuar në botë, Madrid dhe t’ju shikojë të gjthëve”./InLajmi/
![]()