Për të gjithë fansat të cilët kanë dashur që të shohin një bashkëpunim në mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe këngëtarit Yll Limani më në fund po u plotësohet dëshira, përcjell InLajmi.
Këngëtarja publikoi një video nga studioja me Limanin, duke pohuar zërat për duet. Ajo e ka postuar një video në instagram ku ka zbuluar se kënga do të publikohet këtë muaj por pa cekur datën.
Kënga do të quhet “Mos shko”. Poashtu Dafina ka treguar se teksti është shkruar nga vetë ajo dhe nga reperi Elineli./InLajmi/