Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 6 dhjetor.
6 dhjetor 1865 – Pas përfundimit të Luftës Civile Amerikane, në Kushtetutën e SHBA-së u shtua neni 13. mbi ndalimin e skllavërisë. Presidenti Abraham Lincoln, i njohur si një kundërshtar i fuqishëm i rendit skllavopronar, nuk arriti ta shohë ligjësimin e draftit mbi ndalimin e skllavërisë pasi humbi jetën si pasojë e një atentati fatal më 18 prill të atij viti.
6 dhjetor 1907 – Një shpërthim në minierën e qymyrit në Monongah, qytet në Virxhinian Perëndimore (SHBA), u mori jetën 362 punëtorëve.
6 dhjetor 1950 – Kina u përfshi në Luftën Koreane dhe ndihmoi ushtrinë e Koresë së Veriut për të marrë Phenianin, qytet që deri atëherë kontrollohej nga forcat e OKB-së.
6 dhjetor 1959 – Turqia priti për herë të parë një president amerikan. Dwight Eisenhower realizoi një vizitë zyrtare në vend.
6 dhjetor 1971 – India njohur zyrtarisht Bangladeshin e pavarësuar nga Pakistani duke shkaktuar krizë diplomatike dhe ushtarake ndërmjet dy vendeve.
6 dhjetor 1997 – Një avion transporti rus, tip “Antonov”, ra mbi një qendër të banuar në Siberi duke shkaktuar vdekjen e 67 personave.
6 dhjetor 2008 – Greqia u kaplua nga trazirat pas vrasjes së 15-vjeçarit Aleksandros Grigoropulos, nga një oficer policie. Demonstratat vijuan për ditë të tëra dhe në to u plagosën qindra njerëz.
6 dhjetor 2017 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe njoftoi transferimin e ambasadës së vendit të tij nga Tel-Avivi në Qytetin e Shenjtë. Organizata e Bashkëpunimit Islam, e cila u mblodh në Stamboll pas këtij vendimi që shkaktoi reagimin e shteteve myslimane, e shpalli Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës.