Televzioni gjerman Deutsche Welle ka bërë një reportazh për viktimat e luftës në Kosovë dhe fatit të të zhdukurve për shkak të varrezavë në Kizhevak të Serbisë, ku edhe po kërkohen për gjetjen e trupave të të zhdukurve në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ky televizion ka raportuar edhe në edicionin në gjuhën serbe, ku ka përshkruar problematikën e 1638 të zhdukurve.
Pjesë në këtë reportazh ishte edhe drejtori i Institutit të Mjeksësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, i cili tha se janë ende rreth 300 mbetje mortore që nuk lidhen me familjet dhe shumë të tjerë që ende mendojnë se ata janë gjallë.
Ferdonije Qerkezi ishte gjithashtu pjesë e këtij reportazhi.
Kjo grua nuk ka më fëmijë, por atë tërë Kosova e thërrasin nënë ,thuhet në raportin e DW në gjuhen serbe ku përshkruhet gjërë e gjatë vrasja e katër djemëve dhe burrit të Ferdonijes dhe fakti që tre prej tyre ende nuk janë gjetur.
DW shkroi se zbardhja e fatit të këtyre të zhdukurve është zotim që kanë marrë Kosova e Serbia.
Zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve është edhe një zotim ndërkombëtare që e kanë marrë Serbia dhe Kosova në procesin e normalizimit të marrëdhënieve./InLajmi/