Mjeku i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Gëzim Berisha, ka vdekur sot si pasojë e virusit COVID-19, përcjell InLajmi.
Lajmin e hidhur e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
Ata thanë se pediatri Gëzim Berisha duke iu shërbyer pacientëve u infektua me koronavirus duke kujtuar si mjek që ishte në shërbim të pacientëve edhe gjatë luftës.
Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor. Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.
Spitali i përgjithshëm i Pejës i shprehu ngushllime, familjes, miqëve dhe kolegëve për këtë humbje.
Njoftimi i plotë i tyre:
Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19.
Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor.
Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.
Në zemrat tona sot ka dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje.
Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha./InLajmi/