Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ai kishte organizuar një aheng me të ftuar në lokalin e tij në Skenderaj, përcjell InLajmi.
Në ahengun e organizuar nga i dyshuari të pranishëm ishin rreth 80 persona prezent.
Sipas vendimit të prokurorit ai është liruar, kurse rasti do të vazhdojë me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar një aheng, ku ishin rreth 80 persona prezent. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/