Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën veprën penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurimin publik, përcjell InLajmi.
I dyshuari F.S që është drejtor i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar disa dokumente dhe përmes kompanisë së tij ai kishte fituar tenderin për renoivimin e një objekti me vlerë 998.800 euro
Sipas Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i dyshuari kishte falsifikuar letrën se gjoja banka i siguron përkrahje kësaj kompanie me vlerë 200 mijë euro.
Me vendim të prokurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Më 04.12.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte falsifikuar disa dokument dhe përmes kompanisë së tij, kishte arrit të fitojë tender për renovimin e një objektit me vlerë 998.800 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje../InLajmi/




















