Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se amerikanët nuk do ta kenë të detyrueshme vaksinimin kundër COVID-19 në kohën kur kjo vaksinë të mbërrijë në SHBA, transmeton InLajmi.
Të premtën në SHBA vendi shënoi numrin rekord prej 2.500 vdekje dhe afërsish 225.000 raste të reja.
Kurse numri total i rasteve në SHBA është 14.3 milion dhe i 278.000 vdekje.
Pfizer, i cili thotë se vaksinimime të është treguar e efektshme 95% në provat klinike dhe Moderna, e cila thotë se goditja e saj është 94% efektive.
Duke folur në Ëilmington, Delaëare, presidenti i zgjedhur amerikan, tha se nuk do të ishte e nevojshme që vaksina e coronavirusit të bëhej e detyrueshme.
Biden tha se do të bëjë gjithçka që populli im të bëjë gjënë e duhur, shkruan BBC.
Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë si President, për të inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur./InLajmi/




















