• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Parashikimi i 700 epidemiologëve: Kur i kthehet bota realitetit dhe çfarë do ndodhë pastaj

J G nga J G
5 December 2020
në Bota
0 0
0
Parashikimi i 700 epidemiologëve: Kur i kthehet bota realitetit dhe çfarë do ndodhë pastaj
0
SHPERNDARJE
73
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe me vaksinat kundër koronavirusit që janë pothuajse gati, shumë epidemiologë nuk presin që jeta e tyre të kthehet në normalitetin që ka qenë para-pandemisë derisa shumica e amerikanëve të vaksinohen.

Pavarësisht se në shumë vende janë lehtësuar masat, përsëri njerëzit tregohen shumë të kujdesshëm për sa i përket aktiviteteve të jetës së tyre të përditshme.

Në një sondazh të ri nga The New York Times, i cili përfshin 700 epidemiologë, gjysma prej tyre kanë deklaruar së nuk do të ndryshonin sjelljen e tyre derisa të vaksinohej të paktën 70 përqind e popullsisë. 30% përqind thanë se do të ndryshonin disa gjëra nga jeta e tyre e përditshme sapo të vaksinoheshin.

Një pakicë e epidemiologëve tha se nëse do të shpërndaheshin gjerësisht vaksinat, amerikanët do t’i riktheheshin normalitetit këtë verë: “Unë jam optimist se rezultatet inkurajuese të vaksinave do të na rikthejnë në normalitet verën e vitit 2021, ”tha Kelly Strutz, një asistente në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Por epidemiologët janë një grup shumë i kujdesshëm. Shumica thanë që edhe me zhvillimin e vaksinave, do të duhej ndoshta një vit ose më shumë që shumë aktivitete të rifillonin në mënyrë të sigurt.

Karin Michels, epidemiologe në UCLA, tha se ndoshta do të duheshin vite derisa t’i riktheheshim normalitetit. Ne duhet të mësojmë të jetojmë më virusin.

Epidemiologët shqetësohen për shumë të panjohura, përfshirë sa zgjat imuniteti; mutacionet e virusit; sfidat e shpërndarjes së vaksinave; dhe ngurrimi i disa personave për t’u vaksinuar .

Në prag të dimrit, epidemiologët po praktikojnë masa paraprake të rrepta dhe zgjidhje të reja, shumë më të rrepta se ato të shumë amerikanëve të zakonshëm. Megjithatë, ato masa paraprake kanë evoluar që nga pranvera e kaluar, pasi shkencëtarët kanë mësuar më shumë se si përhapet koronavirusi dhe çfarë e parandalon atë.

Vetëm 3 nga 23 aktivitetet që u shqyrtuan në studim, ishin pjesë e aktiviteteve kryesore që të anketuarit kishin praktikuar muajin e fundit: grumbullimi në natyrë me miqtë; përdorimi i postës dhe blerjet në dyqane apo farmaci.

Epidemiologët pothuajse kanë shmangur plotësisht të gjitha aktivitetet e tjera të jetës para-pandemike – përfshirë aktivitetet që shumë amerikanë po bëjnë tani. Asnjë prej tyre nuk kishte marrë pjesë në një ngjarje sportive, ose koncert; u takuan me dikë që nuk e njihnin mirë; ose morën pjesë në një martesë ose funeral.

Të jem pranë njerëzve që nuk njoh, nuk më bën të ndihem i sigurt, tha Ellicott Matthay, një studiues në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco.

Tre të katërtat e të anketuarve thanë se kishin në plan t’i kalonin Krishtlindjet, ose pushimet e tjera dimërore vetëm me anëtarët e familjes së tyre, ose të mos festonin fare, njësoj siç ndodhi me Festën e Falënderimeve.

Kur u pyetën për aktivitetet më të sigurta dhe më të rrezikshme në listë, shumica e epidemiologëve ranë dakord mbi këto parime të përgjithshme: Ata janë më pak të shqetësuar për aktivitetet në natyrë dhe për prekjen e sipërfaqeve të ndryshme dhe më shumë të shqetësuar për aktivitetet në ambiente të mbyllura dhe grumbullimet me shumë persona. Por, epidemiologët nuk ranë dakord të gjithë për sa i përket vlerësimit të rrezikut.

Vendet e mbyllura me shumë njerëz janë situata më e rrezikshme,tha Leland Ackerson i Universitetit të Massachusetts.

Shumica e epidemiologëve mendojnë se njerëzit do të duhet të presin një vit ose më shumë për t’iu rikthyer jetës së përditshme.
Këtë herë, ndërsa përhapja e virusit është përkeqësuar, por trajtimet janë përmirësuar, pyetjet rreth epidemiologëve janë përqendruar se si e kanë kaluar periudhën e pandemisë.

Është qesharake: Më përpara kam qenë optimist se SHBA-të do të ishin në gjendje të menaxhonin situatën në kohën dhe momentin e duhur, tha Rachel Widome, profesor i asociuar në Universitetin e Minesotës. Por kam gabuar, gjërat dolën jashtë kontrollit.

Shumica e shkencëtarëve kanë deklaruar se rreth 70 për qind e popullsisë do të duhet të jetë imune që Shtetet e Bashkuara të arrijnë imunitetin e tufës. Imuniteti i tufës është thelbësor, që njerëzit të rifillojnë jetën në mënyrë të sigurtë dhe mënyra më e shpejtë dhe e sigurt për ta arritur atë është përmes vaksinimit.

Moncef Slaoui, i cili po udhëheq programin e qeverisë për zhvillimin e vaksinave Operation Warp Speed, tha këtë javë se vaksinimi i amerikanëve do të rifillojë shumë shpejt dhe deri në fillim të verës do të arrijmë imunitetin e tufave. Por shkencëtarët ende nuk e dinë nëse njerëzit e vaksinuar mund të përhapin virusin.

Gati një e treta e të anketuarve thanë se do të ishin të kënaqur t’i riktheheshin jetës së përditshme pasi të vaksinohen.

Disa thanë se do të ndiheshin më komod dhe të sigurt duke bërë vetëm disa gjëra, si të shoqërohen me njerëz të cilët gjithashtu janë vaksinuar. Disa thanë se do të prisnin derisa vendi të kishte arritur pragun e imunitetit të tufës dhe gjithashtu të ishin vaksinuar vetë.

Do të ndryshoja disa sjellje, por jo të gjitha, tha Gabriela Vazquez Benitez.

Do më pëlqente të ikja në udhëtime të vogla, tubime në ambiente të mbyllura me të afërmit e mi dhe miqtë më të ngushtë kur të vaksinohem, por deri atëherë do më duhet të praktikoj masat paraprake të sigurisë të tilla si mbajtja e maskës dhe distanca sociale.

Që nga pranvera, 79 përqind e epidemiologëve thanë se vlerësimi i rreziqeve të ndryshme kishte ndryshuar dhe se ata kishin përshtatur sjelljen në përputhje me rrethanat. Shkenca është një proces, thanë ata, dhe virusi është i ri, kështu që edhe ata që e studiojnë nga afër kanë mësuar të reja gjatë rrugës.

Disa thanë se ishin më pak të shqetësuar se pranvera e kaluar për grumbullimin në ambiente të jashtme, prekjen e sipërfaqeve ose dërgimin e fëmijëve të vegjël në shkollë. Ata ishin më të shqetësuar për transmetimin në ambiente të mbyllura dhe rreziqet për mos mbajtjen e maskave.

Rreth 8,000 epidemiologëve iu kërkua të merrnin pjesë në studim por vetëm 700 prej tyre morën pjesë, në hulumtimin që u krye nga data 18 nëntor deri në 2 dhjetor.

Në përputhje me moton e tyre profesionale, shumë theksuan se përgjigjet e tyre mund të ndryshonin në varësi të rrethanave. Fraza ” kjo varet ” u përdor 45 herë në përgjigjet e tyre.

“Kjo varet tërësisht nga ajo që ne bëjmë si komb për të adresuar pandeminë”, tha Emeli Anderson. “Tani për tani, ne nuk po bëjmë aq sa duhet”.

Shumë epidemiologë shprehën zhgënjim që mesazhet e shëndetit publik nuk kishin qenë më efektive dhe se një pjesë në rritje e amerikanëve duket se nuk i besonin më shkencës. Ata kishin frikë se politizimi i masave si mbajtja e maskave dhe qëndrimi në shtëpi do të kishte pasoja afatgjata.

Ky virus më ka përulur mua si një profesionist dhe një person,tha Michelle Odden, pedagoge e asociuar e epidemiologjisë në Stanford.

Disa prej tyre theksuan se normaliteti mund të rikthehej gjatë verës, falë vaksinave.

Unë mendoj që mbajtja e një maske do të bëhet pjesë e jetës sime të përditshme, edhe pasi të jemi vaksinuar,”tha Amy Hobbs, një bashkëpunëtore kërkimore në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg.

Shumë thanë se kishin në plan të vazhdonin të punonin nga shtëpia të paktën pjesën më të madhe të kohës.

Disa prej tyre thanë se nuk do të përshëndesnin më njerëzit si më përpara, dhe se do përpiqeshin të shmangnin vendet e mbushura me njerëz ose të udhëtonin jashtë.

Unë mendoj se do të kalojnë shumë vite përpara se njerëzit të mblidhen në grupe të mëdha njerëzish në vende publike apo të udhëtojnë më avion në vende të ndryshme të botës, tha Beth Molnar, një pedagoge.

Disa të tjerë kanë paralajmëruar se edhe kur pandemia të jetë zhdukur, ka të ngjarë të jenë afatgjata shumë pasoja të tjera. Ata përmendën efektet e izolimit në zhvillimin e trurit të fëmijëve; ekspozimi i pabarazive të thella në kujdesin shëndetësor; dhe frika nga kaq shumë sëmundje dhe vdekje.

Kujdesi shëndetësor mendor do të vazhdojë të jetë thelbësor”, tha Daniel Vader, një studiues i doktoraturës në Universitetin e Pensilvanisë.
Kjo është një periudhë traumatike, dhe shumë prej nesh janë të trishtuar për pjesën tjetër të jetës tonë.

Si do të jetë jeta jonë pas vaksinimit, sipas epidemiologëve

Nëse do të vaksinohej më shumë se gjysma e popullsisë, unë do të ndihesha pak më e stresuar dhe e shqetësuar. Në fakt mund të ndihem shumë komode nëse do të ha në një restorant ose të takoj përsëri miqtë e mi si përpara, nëse kjo është e mundur.

Vijaya L. Seegulam, menaxhere e projektit kërkimor, Universiteti i Bostonit

Vaksinimet janë bërë një çështje politike në këtë vend. Unë mund të kontrolloj vetëm veprimet e mia. Kështu që sapo të vaksinohesha, do të ndihesha më rehat.

Michaela George, pedagoge në Universitetin e Kalifornisë

Sapo unë dhe familja ime të vaksinohemi, unë do të ndryshoja mënyrën se si do të sillesha, por nuk mund të imagjinoj më veten time në një turmë ose të marr pjesë në ndonjë ngjarje të mbushur me njerëz derisa të vaksinohen 80 përqind ose më shumë e popullsisë.

Julie Bettinger, pedagoge e asociuar, Universiteti i British Columbia

Si dhe kur do të kthehet jeta në normalitet?

Për disa, jeta është kthyer në normalitet, ndërsa për njerëzit më të kujdesshëm do të duhen të kalojnë dy deri tre vite para se gjërat të kthehen në normalitet, të paktën në SHBA.

Cathryn Bock, pedagoge e asociuar, në Universitetin Shtetëror të Wayne

Normaliteti i ri do të përfshijë mbajtjen e maskave për 12 deri në 18 muajt e ardhshëm dhe ndoshta për vitet e ardhshme. Ky është një ndryshim i paradigmës.

Roberta Bruhn, drejtoreshë, në Institutin e Kërkimeve Vitalant

Unë mendoj se vaksinimi i gjerë i qytetarëve do të rezultojë në relaksimin e mëtejshëm të shumicës së masave paraprake nga mesi i fundit të verës 2021.

Michael Webster-Clark, student i doktoraturës në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill

Është e vështirë për mua të imagjinoj nëse ndonjëherë jeta jonë do të rikthehet në normalitet por unë mendoj se masat e reja parandaluese që na është dashur të miratojmë, si maska, do të bëhen diçka normale me kalimin e kohës. Unë jam optimiste se ne do të vendosim një lloj normaliteti të ri.

Marilyn Tseng, asistente-pedagoge në Cal Poly

Jeta nuk do të jetë kurrë e ngjashme me vitin 2019, kurrë më.

Vasily Vlassov, profesor, Universiteti HSE, Moskë

Cilat gjëra nuk do të kthehen më në normalitet?

Marrëdhëniet e mia me njerëzit që e kanë marrë lehtë këtë pandemi dhe kanë injoruar mesazhet dhe rekomandimet e shëndetit publik.

Victoria Holt, pedagoge në Universitetin e Uashingtonit

Çdo pjesë e jetës sime të përditshme që përfshin ndërveprim me këdo tjetër përveç bashkëshortit tim.

Charles Poole, pedagog në Universitetin e Karolinës së Veriut

Qëndrimi në shtëpi me fëmijët e mi më ka mësuar se jeta me më pak detyra dhe më me pak aktivitete është disi më e bukur.

Jennifer Nuzzo, pedagoge në Johns Hopkins

Unë nuk do të udhëtoj për një kohë të gjatë me familjen time.

Alicia Allen, asistente-pedagoge në Universitetin e Arizonës

Nuk do të më duhet kurrë të shpjegoj se çfarë është puna e një epidemiologu, shkruan New York Times, transmeton Insajderi.

Janet Rich-Edwards, profesor i asociuar, Harvard. Përktheu Sonila Backa.

 

Tags: EpidemiologëtKoronavirusiPasojatPërfundimi
Postimi i mëparshëm

Turqia goditet nga një tjetër tërmet prej 5.2 shkallë rhiter

Postimi tjetër

560 raste pozitive me koronavirus dhe 678 të shëruar për 24 orë në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator
Bota

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma
Bota

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë
Bota

Trump takohet me Starmer, Presidenti amerikan flet për luftën në Ukrainë: Kemi qenë afër armëpushimit me Putinin plot 5 herë

28 July 2025
Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm
Bota

Atë që nuk e bën dot Trump, e realizon Malajzia! Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

28 July 2025
Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar
Bota

Dalja e trenit nga shinat në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të lënduar

28 July 2025
Postimi tjetër
560 raste pozitive me koronavirus dhe 678 të shëruar për 24 orë në Kosovë

560 raste pozitive me koronavirus dhe 678 të shëruar për 24 orë në Kosovë

Lajmet e fundit

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

29 July 2025
Pjesa e parë përfundon me telashe për Dritën: Po humbet 0-1 ndaj Kopenhagës, Balaj ndëshkohet me karton të kuq

Pjesa e parë përfundon me telashe për Dritën: Po humbet 0-1 ndaj Kopenhagës, Balaj ndëshkohet me karton të kuq

29 July 2025
Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës në shtator

29 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

29 July 2025
Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu