Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se testimet për COVID-19 do të fillojë të realizohet edhe në 6 qendra, përcjell InLajmi.
Zemaj ka shtuar se ky projekt ka kushtuar rreth 1 milionë euro dhe se shërbimet do fillojnë të kryhen edhe me aparate serologjike
Kemi lajmë të mira tash IKShPK-ja edhe në 6 qendra do të filloj të bëhet testi PCR. Diagnostikimi do të bëhet më i shpejt.
Krahas aparaturave për PCR do të fillojë të kryhen edhe shërbime me aparate serologjike. Projekti ka kushtuar rreth 1 milionë euro.
Ministri ka bërë thirrje që të mos bëhet panik sa i përket furnizimit me oksigjen pasi që Kosova siguron oksigjen mjaftueshëm dhe se shumë shpëht do shtohen kapaciteter ëdhe për rreth 20 mijë litra.
Paniku i krijuar është i pabesueshëm dhe duhet të dinë të gjithë që oksigjeni është elementar dhe ne jemi këtu për ta siguruar. Shumë shpejt do të shtohen kapacitete me oksigjen përafërsisht rreth 20 mijë litra.
Sa i përket vaksinës sezonale, Zemaj tha se po vazhdon vaksinimi dhe se do të blihen edhe 50 mijë doza të tjera
Vaksinimi për qytetaret për grip sezonal po vazhdon dhe kemi blerë edhe 50 mijë doza të tjera.
Ministri ka njofuar se në zonën e kuqe nga e premtja do të jenë 21 komuna, 10 në të verdhën e 7 në të gjelbrën.
Ne çdo javë rishikojmë edhe rangimin e komunave për të parë se cilat komuna kemi në zona. Zonat janë 21 në të kuqe në të verdhën janë 10 kurse në të gjelbër janë 7 komuna../InLajmi/