Seanca për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanoviq është shtyrë për shkak se nuk është bërë e qartë se cili nga avokatët mbrojtës përfaqëson të akuzuarin për vrasje Rade Basara, raporton InLajmi.
Seanca e radhës është shtyrë për 11 dhjetor në orën 13:00.
Të akuzuarit për vrajsen e Oliver Ivanoviq janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.
Si udhëheqës të grupit kriminal janë Milan Radoiçuq dhe Zvonko Veselinoviq.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, në rrugën “Sutjeska” në qendër të veriut të Mitrovicës të Kosovës.
Politikani serb u vra me gjashtë të shtëna në shpinë nga një automjet në lëvizje dhe të njëjtën ditë, në qytet u gjet një automjet i djegur “Opel Astra”, nga e cila dyshohet se u qëllua ai./InLajmi/