Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë lënduar gjatë përplasjes së 2 autobusëve në Nigeri, në shtetin Kano.
Koordinatori shtetëror i Organizatës nacionale për siguri të rrugëve, Kabira Daur, u tha gazetarëve se 2 autobusë u përplasën në fshatin Dakare.
Ai konfirmoi se në aksident kanë humbur jetën së paku 13 persona, ndërsa janë lënduar 7 të tjerë, prej të cilëve disa janë në gjendje kritike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Po ashtu theksohet se tani për tani supozohet se shkaku i fatkeqësisë është tejkalimi i shpejtësisë.