Sot Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e re të komunave sipas zonave të rrezikuara me koronavirus dhe në atë listë shohim se komuna e Drenasit ka kaluar në komunat me rrezik të lartë të infeksionit, përcjell InLajmi.
Nga sot, komuna jonë i takon komunave me rrezik të lartë të infeksionit!
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci. Ai ka thënë se virusi tashmë është i pranishëm në komunën e Drenasit më shumë sesa javët e mëparshme.
Virusi vdekjeprurës është më i pranishëm këtë javë në komunën tonë se sa javët e mëparshme.
Lladrovci përmes një postimi në facebook ka kërkuar që të respektohen masat anti-Covid.
Andaj, kërkoj nga ju të respektoni plotësisht masat anti Covid, si dhe zbatoni vendimin për kufizimet e lëvizjes nga ora 19:00 deri në ora 5:00, me përjashtim të kategorive të përcaktuara në vendim.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Qytetarë të komunës së Drenasit,
Shtoni kujdesin! Zbatoni masat anti Covid dhe respektoni vendimin e nivelit qendror.
Nga sot, komuna jonë i takon komunave me rrezik të lartë të infeksionit!
Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, ka nënshkruar vendimin që komuna e Drenasit, të kalojë nga kategoria e rrezikut mesatar, në kategorinë e komunave me rrezik të lartë.
Ky vendim vije pas vlerësimit dhe rekomandimit të IKShPK, në pajtim me rastet e infektimeve me virusin Covid 19, për 100 mijë banorë.
Qytetarë të nderuar,
Virusi vdekjeprurës është më i pranishëm këtë javë në komunën tonë se sa javët e mëparshme.
Andaj, kërkoj nga ju të respektoni plotësisht masat anti Covid, si dhe zbatoni vendimin për kufizimet e lëvizjes nga ora 19:00 deri në ora 5:00, me përjashtim të kategorive të përcaktuara në vendim.
Bartni maskën!
Ruani distancën!
Mbani higjienën! /InLajmi/