Komuna e Kamicës e ka marrë vendimin për lirimin e të gjitha pagesave në instucionet shëndetësore për qytetarët e prekur me COVID-19, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi duke treguar se ky vendim është marrë për t’ia lehtësuar barrën qytetarëve, pasi që situata me pandeminë ka ndikuar shumë tek ekonomitë familjare.
Postimi i plotë i tij:
Tani e tutje qytetarët e prekur me #COVID19 lirohen nga të gjitha pagesat në institucionet shëndetësore.
Situata me pandeminë ka ndikuar dukshëm edhe tek ekonomitë familjare dhe me këto pagesa, nuk mund t’ua rëndojmë më tepër këtë barrë./InLajmi/




















