Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Bajrami tregoi se tani do e vazhdojë aktivitetin politik dhe do jetë e pranishme në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike
Poashtu Ministrja e Financave përmes një postimi në facebook tregoi për vështërsitë me problemet shëndetësore dhe mënyrën sesi është trajtuar nga mjekët e Klinkës Infektive.
Jam shëruar nga COVID-19. Kam pasur disa probleme shëndetësore dhe jam trajtuar nga mjekët e jashtëzakonshëm të Klinikës Infektive. I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës.
Postimi i saj i plotë:

Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot. /InLajmi/