Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mbrëmë i ka takuar degët e PDK-së në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, për të biseduar për së afërmi me ta, përcjell InLajmi.
Në këto takime Hoxhaj i ka njoftuar anëtarët për zhvillimet e fundit mbi Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike i cili pritet të votohet sot dhe për propozimet e PDK-së për këtë pako.
Kryetari në detyrë tha se edhe pse vazhdojmë të jemi në opozitë të qeverisë, por nuk do ta ndalin punën në të mirë të qytarëve sepse ata kanë nevojë për shtet.
Ne vazhdojmë të jemi në opozitë ndaj qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk do të ndalim punën në favor të qytetarëve. Ata kanë nevojë ta ndjejnë dorën e shtetit çdoherë, sidomos tani në kohë pandemie./InLajmi/