Më në fund ka kaluar Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe si duket kjo ka ngjallur shumë kënaqësi dhe pakënaqësi, përcjell InLajmi.
Kryemnistri Hoti është shprehur mirënjohës dhe falenderues ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët e votuan Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në facebook tha se qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë.
Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga COVID19.
Postimi i plotë i saj:
U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19. /InLajmi/