• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 28 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Etem Arifi dhe Rexhep Selimi po marrin pagë edhe nga qelia

J G nga J G
4 December 2020
në Politikë
0 0
0
Etem Arifi dhe Rexhep Selimi po marrin pagë edhe nga qelia
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në rrethana të ndryshme, por, megjithatë, përfunduan prapa grilave. Dy të zgjedhurit e popullit, Etem Arifi e Rexhep Selimi, po marrin paga edhe duke qëndruar në burg, e me gjasë nuk e kanë ndërmend ta lirojnë detyrën. Rrogat e majme do t’i gëzojnë edhe për një kohë, deri kur rregullorja ua heq automatikisht mandatin pas gjashtë muajve mungesë.

Në fund të gushtit të këtij viti ka përfunduar prapa grilave deputeti i Partisë së Ashkalinjve, Etem Arifi. Deputeti që me gjasë me votën e tij ka hyrë në histori duke bërë një rrugë të gjatë edhe në Gjykatë Kushtetuese, po vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit në një rrogë të majme, ashtu siç i gëzojnë të zgjedhurit e popullit.

Këtë benefit, deputeti i burgosur, që nuk e ka marrë mundin të ofrojë dorëheqje do ta gëzojë deri me datën 23 dhjetor të këtij viti.

Atë ditë, bëhen 6 muaj prej kur Arifi ka qenë prezent në seancën e fundit, e automatikisht atij i hiqet mundësia të ushtrojë pozitën që ka në legjislativ.

“Deri më tani në Kuvend nuk është proceduar ndonjë shkresë për dorëheqjen e deputetit Etem Arifi”, thonë zyrtarë të Kuvendit të Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express, teksa konfirmojnë se deri ka fundi i muajit Arifi do të mund ta mbajë pozitën sipas rregullores.

Deputeti Arifi nuk është i vetmi në mesin e 120 të zgjedhurve që është arrestuar gjatë kësaj legjislature. Muaj më vonë, Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të LVV-së, e tash ish-deputeti i PDK-së, Kadri Veseli, u arrestuan nga Gjykata Speciale pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës.

Deri më tani, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes nuk e ka lëshuar pozitën në Kuvend të Kosovës, derisa dorëheqjen e ka ofruar Veseli, duke ia liruar kështu vendin Fadil Nurës të bëhet deputet.

“Seanca e fundit në të cilën ka marrë pjesë deputeti Rexhep Selimi është ajo e datës 03.11.2020. Deri më tani në Kuvend nuk është proceduar ndonjë shkresë për dorëheqjen e tij”, kanë bërë të ditur zyrtarë nga Kuvendi.

Në rast se Selimi nuk e ofron dorëheqjen ai do të marrë rrogë nga Kuvendi deri më datë 3 maj, atëherë edhe kur bëhen gjashtë muaj prej mungesës së tij në seanca e aktivitete tjera të Kuvendit.

Hera e fundit kur Selimi ka marrë pjesë në seancë ka qenë data 3 nëntor, kur edhe është diskutuar për të pagjeturit.

Dy ditë më vonë, Selimit së bashku me ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqi, u është konfirmuar aktakuza për krime të luftës nga Specialja.

Në rast se ndërkohë Selimi nuk jep dorëheqje, ai po edhe Arifi do të paguhen për një muaj nga buxheti i shtetit plot 1 mijë e 547 euro.

Monitoruesit e Kuvendit thonë se në këtë mënyrë është duke u rrezikuar integriteti i Kuvendit e po shpenzohen mjete nga buxheti i shtetit.

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se deputetët duhet t’i lirojnë pozitat të paktën për arsye morale.

“Në parim, do të duhej që të paktën si kategori morale, deputetët të ofronin dorëheqje nga mandati i tyre, në mënyrë që të ruhet integriteti i Kuvendit, por edhe të mos shpenzohen mjete nga buxheti i shtetit për pagat e tyre, duke qenë se ata nuk janë duke kryer funksionet e tyre. Kjo madje, vlerësoj që paraqet në mënyrë indirekte edhe dëmtim të buxhetit dhe interesit publik”, thotë ai.

Cakolli shton se veç në këtë legjislaturë tre deputetë kanë pasur probleme me ligjin, e vetëm njëri nga ta e ka ofruar dorëheqjen.

“Deputetët që kanë problem me ligjin nuk paraqesin zhvillim të jashtëzakonshëm për punën e Kuvendit. Sidoqoftë, për shkak të një vendimi të Gjykatës Supreme në fund të vitit 2017, të njëjtëve u është mundësuar edhe garimi në zgjedhjet pasuese. Në legjislaturën aktuale, kemi të paktën tre deputetë që kanë pasur probleme, derisa një prej tyre veçse ka ofruar dorëheqjen dhe është zëvendësuar”, shton ai.

Nga KDI-ja thonë se këto situata mund të evitohen duke dhënë dorëheqje, apo në rend të parë duke mos garuar fare.

“Në anën tjetër, për deputetin Etem Arifi që veçse është në vuajtje të dënimit, është çështje ditësh kur të njëjtit do t’i skadojë periudha 6-mujore për paraqitje në punimet e Kuvendit, duke humbur si rrjedhojë mandatin. Rasti tjetër, i ndryshëm për nga natyra, është i deputetit Rexhep Selimi, ndaj të cilit nuk ka vendim të formës së prerë, por ndodhet si i akuzuar në Dhomat e Specializuara në Hagë. Sidoqoftë, konsideroj që fakti që Gjykata Kushtetuese është duke trajtuar pikërisht çështjen e deputetit Arifi, është mundësi të krijohet një precedent dhe praktikë e mbarë lidhur me efektet juridike në rastet kur deputetët kanë probleme me ligjin. Por, kjo nuk e përjashton assesi nevojën që deputetët të jenë vetë ata që evitojnë situatat e tilla, qoftë duke ofruar dorëheqjen, apo duke mos garuar fare në radhë të pare”, thonë monitoruesit e Kuvendit.

Sapo të kryhet afati ligjor prej 6 muajsh çështja e deputetëve do të diskutohet edhe në komisionin përkatës.

Në Komisionin për Legjislacion, kryetari i Komisionit, Shkëmb Manaj, ka thënë se do ta trajtojnë këtë çështje në koordinim me kryetaren e Kuvendit.

“Në bazë të rregullores komisioni për legjislacion aktivizohet në rastet kur një deputet mungon radhazi për më shumë se gjashtë muaj. Në momentin kur bëhen gjashtë muaj në vuajtje të dënimit, besoj nga fundi i këtij viti, se di cilat janë datat, kryetarja e Kuvendit është e obliguar që fillimisht me pa arsyen e mungesës së deputetit në seanca, nëse ajo e vlerëson që nuk ka pasë arsye për mospjesëmarrje kërkon nga komisioni që me trajtu këtë rast. Komisioni për legjislacion e trajton rastin dhe është i obliguar me i rekomandua kryetares edhe parlamentit që me ia marrë ose jo mandatit”, ka thënë Manaj.

Sipas ligjit, deputeti Arifi dhe Selimi duhet të zëvendësohen në Kuvend me kandidatët më të votuar të gjinisë së njëjtë, në kuadër të listës zgjedhore të subjekteve të tyre politike.

Kandidati që do ta zëvendësojë Etem Arifin është Qazim Rahmani ndërsa Rexhep Selimi do të zëvendësohet nga Taulant Kryeziu.

 

Tags: Etem ArifiKuvendi i KosovesRexhep Selimi
Postimi i mëparshëm

Dikur shpërndante qumësht, kurse sot pushton skenat me vokalin e saj

Postimi tjetër

Këshilltari i Hotit propozon për kryetar të LDK-së këtë deputet

Të ngjajshme Postime

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë
Politikë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?
Politikë

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë
Politikë

Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

24 September 2025
Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Politikë

Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

23 September 2025
Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni
Politikë

Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni

23 September 2025
Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht
Politikë

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Postimi tjetër
Këshilltari i Hotit propozon për kryetar të LDK-së këtë deputet

Këshilltari i Hotit propozon për kryetar të LDK-së këtë deputet

Lajmet e fundit

Luiz Ejlli ngushëllon familjen e Gjestit gjatë varrimit

Luiz Ejlli ngushëllon familjen e Gjestit gjatë varrimit

27 September 2025
Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu