Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci ka sqaruar se pse ka tërhequr nënshkrimin e saj për këtë seancë që po mbahet për Rimëkëmbjen Ekonomike, përcjell InLajmi.
Geci e ka akuzuar rëndë PDK-në duke thënë se ajo e din saktë që 2 zyrtarë të saj janë të dyshuar për krime të pasluftës.
Së pari dua ta njfotoj opinionin që unë jam pro votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Tani dua ta bëj një sqarim për tërheqjen e nënshkrimit tim, që është bërë me 23 nëntor. Pse nuk ia bashkangjes nënshkrimin tim PDK’së? Nënshkrimin tim e kam tërhequt nga iniciativa e PDK’së, sepse e di saktë nga një aktakuzë se 2 zyrtarë tuaj janë të dyshuar për krime lufte. Jeni thirrur në emër të luftës, e ne si familjarë u dashka të frikësohemi e të mos kemi guxim.
Kryesuesja e Kuvendit ,Arbërie Nagavci ia ndali fjalën Marigona Gecit për arsye se ajo nuk iu përmbajt rregullores së Kuvendit dhe se sipas saj, Geci po devijonte nga tema./InLajmi/