Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë gëzuar miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në seancen e sotme të Kuvendit, përcjell InLajmi.
Deputetja e këtij subjekti, Saranda Musliu ka deklaruar se është e lumtur për votimin e këtij ligji.
Musliu tha se nga ky ligj do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për ta kaluar sa më lehtë situatën e pandemisë.
Postimi i plotë i saj:
Qytetarë të dashur!
Jam tejet e gëzuar që sot gjatë punimeve të Kuvendit arritëm ta votojmë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Nga ky Ligj përfitojmë të gjithë dhe shpresoj se do ta kalojmë më lehtë situatën e pandemisë.
LDK ishte dhe do të jetë gjithmonë pranë nevojave dhe kërkesave tuaja ashtu siç ka qenë këmbëngulse që ky ligj të bëhet realitet./InLajmi/