Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se do ti kërkoj qytetarëve për bartje të maskave edhe për 100 ditët e para të punës së tij si president. Kjo do të ndodhi si masë preventive e përhapjes së COVID-19, transmeton InLajmi.
Në një deklaratë për CNN, Biden tha se bartja e maskave do sillte “ulje të dukshme” të rasteve me COVID-19 në SHBA nëse të gjithë qytetarët do të vazhdojnë bartjen e maskave.
Në ditën e parë që të inaugurohem do të kërkoj nga qytetarët të mbajnë maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë. 100 ditë. Dhe mendoj se do të ketë ulje të dukshme të rasteve nëse i përmbahemi.
Biden ka pranuar se rastet me koronavirus edhe mund të ngriten kur ai do të marrë detyrën, sesa që është tani.
Ekspertët e kushtetuesës kanë thënë se presidenti amerikan nuk ka asnjë autoritet që ti urdhërojë amerikanët për bartje të maskave, por Biden ka premtuar se do ti nxis qytetarët për bartje të maskave duke i bartur edhe vetë, shkruan CNN.
Presidenti i ardhshëm ka shtuar se maskat janë obligim që të përdorën nga të gjithë punëtorët shtetëror./InLajmi/