Sëmundja kronike e veshkave është faktori kryesor i rrezikut për shtrimin në spital nga Covid-19, thotë një studim i të dhënave elektronike të shëndetit.
Studiuesit ekzaminuan të dhënat shëndetësore të 12.971 individëve që u testuan për Covid-19 brenda Sistemit Shëndetësor Geisinger në SHBA
Nga ky grup, 1,604 ishin pozitivë dhe 354 kërkuan shtrimin në spital.ipas studimit, sëmundja kronike e veshkave ishte e lidhur më fort me shtrimin në spital, traansmeton Insajderi.
Pacientët që vuanin nga veshkat dhe ishin të prekur nga COVID-19 kishin 11 herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital sesa pacientët që nuk kanë pasur probleme me veshkat.