Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet për Rimëkëmbjen Ekonomike tha se për intersat e Kosovës do të bëhej bashkë sërisht me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton InLajmi.
Gashi tha se për herë të parë pajtohet me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Liburin Aliun dhe se të gjitha partitë duhet të bëhen së bashku për interesat e Kosovës.
“Për herë të parë pajtohem me Liburn Aliun, të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë për interesat e Kosovës. Ndoshta do të bëhemi prap bashkë për interesa të Kosovës, ideja përjashtimore ‘le të kallet vendi se nuk nuk do të bëhemi bashk’ nuk ekziston te ne, e nuk duhet të ekzistojë as te ju’”, tha ai /InLajmi/