Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se numri i pacientëve të shtrirë në spitale të cilët janë të infektuar me koronavirus ka kaluar shifrën mbi 1.000, raporton InLajmi.
Infektologu Krasniqi në një prononcim për media ka thënë se spitalet janë të mbingarkuar ku janë mbi 1.000 persona të shtrirë në spitale dhe rreth 700 persona janë me oksigjenoterapi.
Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjeonoterapi.
Kujtojmë se sot në vendin tonë numri i të shëruarve ishte më i madh sesa i të infektuarve./InLajmi/