Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e Kuvendit që po mbahet në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara ka thënë se ka ende shumë për të bërë për të drejtat e këtyre personave, përcjell InLajmi.
Zemaj ka thënë se për herë të parë po planifikohet që paisjet që shërbejnë për lëvizje për këtë kategori të mbulohen prej buxhetit të shtetit.
Ai ka thënë se këtë draft-udhëzim Ministria e Shëndetësisë e ka hartuar në shtator të këtij viti dhe paisjet për persona me aftësi të kufizuara do të jenë falas.
Për herë të parë planifikohet që për këtë kategori të qytetarëve tanë të Kosovës pajisjet që shërbejnë për lëvizje, parandalim e asistim të mbulohen nga shteti, përmes buxheti të Republikës së Kosovës. Ju njoftoj se bazuar në legjislacioni në fuqi të gjithë qytetarët që e kanë statusin e personit me aftësi të kufizuar lirohen nga participimet me pagesë në institucionet shëndetësore publike, në të gjitha nivelet për shërbimet që marrin.
Ministri i Shëndetësisë tha se akoma ka shumë për tu bërë mbi respektimin e të drejtave të pesonave me aftësi të kufizuara për ti ofruar atyra kushte sa më të mira./InLajmi/