Selmanaj në Rubikon të Klan Kosovës, u shpreh se kjo qasje e tyre është e pabazë dhe ka motive të ulëta politike.
”Normalisht që as që e kam trajtuar në kuptimin serioz kërkesën e kësaj partie politike, sepse është krejtësisht kërkesë e pabazë me motive të ulëta politike”.
”Që s’ka të bëjë asgjë me realitetin”.
”Vetëvendosje duket se ka mbetur pa kauzë politike, ose është mësuar që nga krijimi i kësaj lëvizjeje që të shpikë kauza edhe të paqena për të arsyetuar ekzistencën e saj”.
”E në mungesë të kauzave të saj politike, kanë zgjedhur tashmë kësaj radhe të përfshijnë këtë temë kaq të ndjeshme që lidhet me personat e të pagjeturve”.