As një test pozitiv nuk mund ta ndalte këtë çift për tu martuar. Kjo lloj martese u bë nën masat e siguarta në stilin e princesësh Rapunzel, pasi që nusja ceremoninë martesore vendosi ta realizonte nga dritarja, transmeton InLajmi.
Ajo donte me çdo kusht që të martohej dhe asgjë nuk do t’ia prishte ditën më të lumtur të jetës. As koronavirusi! Pasi më 20 nëntor, Lauren Jimenez, 29 vjeç, dhe Patrick Delgado, 27, vendosën të martoheshin, nusja u infektua me koronavirus. Megjithatë, çifti nuk i anuloi planet dhe ceremonia u krye në distancë.
Çifti u martuan në shtëpinë e Lauren Ontario, Kaliforni duke e realizuar ceremoninë me vetëm 10 të ftuar.
Si një Romeo i kohërave të pandemisë, Patrick qëndronte në rrugë, ndërsa “Xhulieta” Lauren në dritaren e apartamentit të saj në një godinë dykatëshe, kurse fotografia e tyre Jessica Castellano realizoi fotografi të bukura, shkruan Fox News.
Për fotografen Castellano inspirim i shkrepjes së gjithë këtyre fotografive të bukura ishin përrallat me pricesha dhe se ato përalla në këtë dasmë u mundua ti bënte realitet./InLajmi/