Policia e Kosovës në Lipjan ka intervistuar dy persona për shkak të veprës penale të bashkësisë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë rast është intervistuar viktima femër e mitur si dhe i dyshuari mashkull kosovar.
Sipas urdhërit të prokurorit, viktima është dërguar në familjen e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Në lidhje me rastin është raportuar se me datën 02.12.2020 është intervistuar viktima femër kosovare e mitur si dhe i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar , viktima është dërguar në familjen e saj ,ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/