Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott, dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj kanë nën shkruar panon e zotimit të gjithpërfshirjes për Personat me Nevoja të veçanta, përcjellë InLajmi.
U.d presidentes Vjosa Osmani ka kërkuar që personat me nevoja të veçanta janë të jenë pjesë e proceseve gjithëpërfshirëse.
Të gjithë në Kosovë kenë një jetë më të mirë kur kemi hapësira gjithëpërfshirëse dhe politika gjithpërfshirëse për të gjithë personat me nevoja të veçanta.
Ajo ka kërkuar që për fëmijët me nevoja të veçanta të kenë qasje në shkolla, duke theksuar që Kosova ka bërë pak përë këta persona.
Të gjithë e në veçanti fëmijët me nevoja të veçanta të kenë qasje në shkolla dhe të mund t’i ushtrojnë të gjithë detyrat e tyre dhe të iu plotësohen të gjitha nevojat që ata i kanë çdo ditë.
Kosova ka bërë shumë pak për këtë personat, dhe një numër i madh i tyre nuk mund të shkojnë në shkolla, rrugët tona në Prishtinë dhe çdo vend të jenë të qasshme për personat që janë në karrocë.
Ambasadori britanik Nicholas Abbot ka thënë se do të përkrahen këta fëmijë me tabletë për nevojat e veçanta me mësues e asistent pasiqë ky grup është prekur më së shumti nga pandemia.
Ne do t’i përkrahim me tabletë fëmijët me nevoja të veçanta dhe me mësues e asistent. Ky grup ka qenë më i prekuri nga pandemia./InLajmi/