Ish-zëvendskryemnistri Haki Abazi ka reaguar ndaj deklaratave të Isa Mustafës ku ky i fundit tha se të merrresh me deklratat e Haki Abazit dhe Haxhi Avdylit është sikur të biesh në një gropë septike, përcjell InLajmi.
Pas këtyre fjalëve Abazi ka thënë se Isa Mustafa ka filluar ta luajë të çmendurin që të ikë nga përgjegjësia e humbjeve.
Ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet!
Poashtu ish zëvendskryemnistri tha se Mustafa nuk mund të shkojë në Prapashticë sepse Shpejtim Bulliqi mund t’i kërkojë leje.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Se ç’ja paskam zënë rrugën Isës, e kuptoj e ka të rëndë me shku në Prapashticë se prof. Bulliqi ka mundësi që ja kërkon lejen e ndërtimit.
Ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet! /InLajmi/